RRËFEHET FISNIK SYLA/ Nga problemet me drejtësinë, te pendesa për lidhjen me Fjolla Morinën – AlpeGossip
RRËFEHET FISNIK SYLA/ Nga problemet me drejtësinë, te pendesa për lidhjen me Fjolla Morinën

RRËFEHET FISNIK SYLA/ Nga problemet me drejtësinë, te pendesa për lidhjen me Fjolla Morinën

Historia e Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës u mbyll po me bujën që nisi. Teksa dy ish-partnerët duket se janë ndarë në një mënyrë jo edhe shumë të mirë, në rrjet nuk i kursejnë ironitë për njëri-tjetrin.

Kohët e fundit, Fisniku është përfshirë në disa probleme me drejtësinë, megjithatë ai vijon të flasë për këngëtaren kosovare, ose më saktë për “gabimin” që bëri teksa u lidh me të. I pyetur ditët e fundit për raportin me Fjollën, ai ka zgjedhur mos t’i përmend as emrin.

“Unë jam Fisnik Syla. Unë njihem edhe më parë në portalet belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”, u shpreh ai.

Fisniku është pyetur nëse është penduar për marrëdhënien e tij me Fjollën, duke u përgjigjur me “po”. Kujtojmë se ditët e fundit, dyshja u vu sërish në qendër të vëmendjes, teksa Fjolla e ironizoi ishpartnerin në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, Fisniku ndonëse i përfshirë në disa probleme me drejtësinë, vijon të hedhë deklarata të forta për këngëtaren, me të cilën dy vite më parë pati një histori dashurie shumë të bujshme.