NA VJEN KEQ GJIKO/ Elita sapo zbuloi se Zëri është një kopje e saj dhe kjo FOTO do t’iu bindë – AlpeGossip
NA VJEN KEQ GJIKO/ Elita sapo zbuloi se Zëri është një kopje e saj dhe kjo FOTO do t’iu bindë

NA VJEN KEQ GJIKO/ Elita sapo zbuloi se Zëri është një kopje e saj dhe kjo FOTO do t’iu bindë

Çifti shumë i dashur për publikun, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko, në Shkurt të vitit që lamë pas u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi vogëlushi Zëri, i cili ka fituar menjëherë zemrën e të gjithëve, pasi të dy prindërit e publikojnë shpesh në rrjete sociale.

Zëri ka marrë shumë tipare nga i ati, por sot Elita ka treguar se kujt i ngjan më shumë ai, duke sjellë prova. Moderatorja ka publikuar në Instastory një kolazh fotosh, ku shihet një foto e saj dhe një foto e vogëlushit.

Në foton në fjalë, Elita shihet në moshë shumë të vogël dhe duke qarë. E njëjta mimikë dhe të njëjtat tipare shihen dhe në foton e Zërit, që siç duket është një kopje e nënës së tij. “Më vjen keq bebe”, ka shkruar Elita krahas fotos, duke etiketuar bashkëshortin.