Kush tha krizë mes çiftit? David dhe Victoria festojnë 19-vjetorin e martesës dhe sytë u shndërrisin nga dashuria – AlpeGossip
Kush tha krizë mes çiftit? David dhe Victoria festojnë 19-vjetorin e martesës dhe sytë u shndërrisin nga dashuria

Kush tha krizë mes çiftit? David dhe Victoria festojnë 19-vjetorin e martesës dhe sytë u shndërrisin nga dashuria

Victoria dhe David Beckham festuan përvjetorin e 19 të martesës në një darkë romantike mes tyre.

Çifti postoi të njëjtën foto në rrjetet sociale, ku shfaqeshin duke darkuar në një restorant në Londër. “19 vite!!! X Të dua kaq shumë” – shkruan Victoria në foton e postuar në profilin e saj në “Instagram”.

19 years!!! X I love u so much x

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

19 vite. Uau.. 19 vite më parë në këtë ditë, isha veshur nga koka tek këmbët me lejla. Gëzuar përvjetorin e martesës për bashkëshorten më të mirë dhe nënën e mrekullueshme.. Të dua”. Këto ishin fjalët që ish-futbollisti David Bechkam i dedikoi bashkëshortes së tij, ndërkohë që në mediat britanike përflitet se çifti është në krizë dhe po diskutohet divorci. Zërat për divorc u hodhën poshtë nga miqtë e ngushtë të çiftit, të cilët shprehen se ata janë më të dashuruar se kurrë dhe kanë ditur të balancojnë dashurinë dhe karrierën

Në vitin 1997, në një kështjellë në Irlandë, Victoria dhe David Beckham u betuan për dashuri të përjetshme. Çifti i famshëm ka katër fëmijë Brooklyn, 19 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 13 dhe vajzën Harper, 6 vjeç.