Xhaka i lënduar nga eliminimi i Zvicrës, gruaja e ngushëllon me foto intime – AlpeGossip
Xhaka i lënduar nga eliminimi i Zvicrës, gruaja e ngushëllon me foto intime

Xhaka i lënduar nga eliminimi i Zvicrës, gruaja e ngushëllon me foto intime

Dje Zvicra u eliminua nga Botërori pasi nuk arriti të fitojë ndeshjen me Suedinë e cila përfundoi me rezultatin 1-0, pavarësisht se Zvicra dominoi gjatë gjithë ndeshjes. Xhaka sigurisht ka mbetur i lënduar nga ky eliminim e në një status në Instagram shkruan se i dhemb që udhëtimi i tyre në Botëror mbaroi.

Ka qenë një udhëtim fantastik ky Botëror me skuadrën dhe miqtë, dhemb kur them se tani ka mbaruar. Faleminderit të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe kanë qenë aty pavarësisht uljeve dhe ngritjeve. Ju premton se nuk do pushoj së luftuari sepse ky është futbolli, kjo është jeta“, shkruante Xhaka.

Pak më vonë edhe bashkëshortja e tij Leonita ka postuar dy foto, në njërën ku shihet duke e përqafuar Xhakën dhe një foto tjetër intime, ku çifti shihet duke u puthur. Leonita e ngushëllon bashkëshortin me këto fjalë: “Do të qëndroj gjithmonë krah teje, pavarësisht rezultatit. Ti je gjithmonë fituesi për mua. Kampion”.