GRIM TË FRESKËT GJATË GJITHË DITËS? Këto janë truket që iu vijnë në ndihmë – AlpeGossip
GRIM TË FRESKËT GJATË GJITHË DITËS? Këto janë truket që iu vijnë në ndihmë

GRIM TË FRESKËT GJATË GJITHË DITËS? Këto janë truket që iu vijnë në ndihmë

Grimi është padyshim një nga dashuritë e vajzave dhe grave. Por shumë prej nesh përballen vazhdimisht me një problem jo të vogël lidhur me make up-in: Brenda pak orësh grimi bie nga fytyra jonë.

Cdo vajzë do të donte një grim të freskët gjatë gjithë ditës. Ta ribësh tutaletin disa herë brenda ditës është e pamundur pasi ai merr kohën e tij, e jo çdokush e ka në dispozicion këtë kohë.

Por ka një zgjidhje dhe për këtë problem. Më poshtë gjëni disa truke të vogla të cilat nëse i aplikoni do t’iu ndihmojnë të keni një grim të freskët gjatë gjithë ditës.

1. Përdorni gjithmonë kremin hidratues përpara fondatinës.

2. Aplikojeni fondatinën gjithnjë me ndihmën e një sfungjeri ose furçe, asnjëherë me gishta. Gjithashtu, zgjidh fondatinën që reziston më shumë.

3. Që buzëkuqi të mos prishet e zbehet, lyejini së pari buzët me një laps të së njëjtës nuancë e më pas vendosni buzëkuqin.

4. Meqenëse qerpikët janë gjithnjë të rëndësishëm, përdorimi i kthyeses së qerpikëve, këshillohet gjithmonë.

5. Në fund të të gjithë hapave, fiksojeni grimin me fiksuesin e make up-it në formë spray. Këtë gjë mund ta bëni 2-3 herë gjatë ditës në mënyrë që fytyra të duket e freskët.