Dy vite më parë Dalina Buzi dhe Alketa Vejsiu patën përplasje në rrjete sociale dhe nuk munguan kunjat për njëra-tjetrën, madje dyshja përdori shumë ironi ndaj njëra-tjetrës. Arsyeja e kësaj përplasje ishte konkurrenca mes portaleve që dyshja posedon.
Alketa i drejtohej Dalinës, duke e quajtur me ironi “Dalinkë” dhe Dalina duke i thënë se ka ca vite më shumë në gazetari “Znj.Vejsiu”.
Por si duket kto inate kanë marrë fund dhe këtë e tregoi Alketa përmes një insta-story në Instagram. Moderatorja ka postuar një screenshot nga faqja e Dalinës, Anabel dhe madje e ka bërë edhe ‘tag’. Kjo I mënyrë falenderimi, pasi ishte një lajm mjaft i mirë për të.