KJO PROVË VËRTETON GJITHÇKA/ Rita Ora u rikthye në krahët e ish-it (FOTO) - AlpeGossip
KJO PROVË VËRTETON GJITHÇKA/ Rita Ora u rikthye në krahët e ish-it (FOTO)

KJO PROVË VËRTETON GJITHÇKA/ Rita Ora u rikthye në krahët e ish-it (FOTO)

Rita Ora është rikthyer në krahët e ish-të dashurit shumë pak kohë pas ndarjes nga aktori Andrew Garfield.

Këngëtarja shqiptare bëri që të gjithë t’i kthenin  sytë nga ajo pasi u fotografua kur po largohej nga hoteli i saj në Nju Jork, pak minuta para se ish-i dashuri i saj, Andrew Wat të linte ndërtesën.

Rita Ora dhe Andrew Watt konfirmuan ndarjen në tetorin e vitit të kaluar, por në fillim të këtij muaji u raportua se ata janë ribashkuar.

Duket se Rita Ora dhe ish-i dashuri i saj kanë rifilluar romancën, pasi muzikanti u pa duke u larguar nga hoteli i saj, pak minuta pasi doli ajo, të hënën.

Këngëtarja, 28-vjeçare, tërhoqi vëmendjen e veshur me kostum shumëngjyrësh, teksa po largohej nga hoteli, ndërsa Andrew kishte ndryshuar look  dhe thuajse nuk njihej me flokët platin.

Rita u lëndua kur u braktis nga aktori i Hollivudit, Andrew Garfield, 35 vjeç. Ajo nuk e priti mirë ndarjen që erdhi për shkak se aktori nuk e duronte dot presionin e të qenit në qendër të vëmendjes.

Por tani me sa duket, Rita dhe partneri i saj i parë, kanë vendosur të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë këtë herë.