ERMALI BABA PËR HERË TË PESTË? Ariana fotografohet me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
ERMALI BABA PËR HERË TË PESTË? Ariana fotografohet me barkun e rrumbullakosur

ERMALI BABA PËR HERË TË PESTË? Ariana fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Në shtator të vitit që lamë pas, këngëtari Ermal Fejzullahu u bë baba për herë të katërt. Bashkëshortja e tij, Ariana solli në jetë një vajzë të cilës çifti i vendosën emrin Ana. E ftuar tek “Rudina”, Ariana rrëfeu se dëshira e saj dhe e Ermalit është që të kenë një familje të madhe, me plot 6 fëmijë. “Edhe unë edhe Ermali kemi qejf të kemi një familje të madhe dhe kismet… ne kemi vendosur që të bëjmë gjashtë fëmijë. Pse mos të shtojmë kombin dhe të bëjmë fëmijë të bukur”, u shpreh ajo.

 

 

Dhe vetëm pak muaj pas lindjes së Anës, kanë nisur thashethemet se Ariana është shtatzënë sërish. Ariana është fotografuar në Maldive me barkun e fryrë, e veshur me pantallona me bel të lartë.

Menjëherë kanë nisur komentet që e pyesin nëse është shtatzënë sërish, por Ariana ka preferuar të mos kthejë ende përgjigje.