Armela e “Big Brother” nis histori të re dashurie, lidhja serioze me djalin që po e mban mister – AlpeGossip
Armela e “Big Brother” nis histori të re dashurie, lidhja serioze me djalin që po e mban mister

Armela e “Big Brother” nis histori të re dashurie, lidhja serioze me djalin që po e mban mister

Ish-banorja e “Big Brother 9” ka nisur histori të re dashurie me një djalë, identitetin e të cilit ka preferuar ta mbajë sekret. Disa ditë, pasi ajo ndau në rrjetet sociale një foto ku mbante kapur dorën e një djali, miq të saj të afërm kanë rrëfyer se modelja është përfshirë në një lidhje serioze, që komentohet si e para pas ndarjes nga Damiano Agalliu, me të cilin siç u tha më vonë u lidhën për lojë. Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Armela Hyseni ishte single dhe një ndër banoret më të diskutuara për ngacmimet nga djemtë dhe për pamjen e saj si një vajzë tërheqëse dhe me forma të rrumbullakosura.

E duket se gjërat kanë ndryshuar dhe ajo nuk është më një beqare e lumtur siç e prezantonte veten në intervista. Pak ditë më parë ajo publikoi një video, duke kënduar një këngë “Urime për dashurinë e re!” dhe pas kësaj, të gjithë komentuesit filluan të dyshonin se në jetën e saj patjetër ka hyrë një person i ri. Ish-lojtarja, që vinte nga bota e modës në “Big Brother”, ka ngacmuar kuriozitetin e fansave me një tjetër postim, pasi ajo publikoi një fotografi bardh e zi në “Instagram”, ku duken duart e një djali dhe një vajze të kapura me njëra-tjetrën.

Siç shihej nga fotot, ajo ishte duke kaluar një natë romantike me të dashurin nën tingujt e muzikës dhe avujt e alkoolit. Nuk ka diskutim që ajo ka nisur lidhje të re, por për arsye që i di vetëm ajo, Armela ka menduar që ta mbajë dhe pak në mister këtë histori, që padyshim e bën të ndihet e dashuruar dhe e plotësuar. Së fundmi, e ftuar në programin “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi, pavarësisht faktit se është e lidhur ose jo, ajo tregoi se sa shumë i shkruajnë djemtë në mesazhet private dhe madje shpesh tmerrohet me ato që i dërgojnë, duke i konsideruar mesazhe me pullë të kuqe. “Ti shikon në ‘Instagram’ lloje penisësh?”, është një tjetër pyetje ndaj Armelës. Armela thotë se nuk i hap imazhet, thjesht i dallon nga “blur”-i.

Madje, ajo tregoi se shpesh u thotë me shaka mike-shave të saj: “Shikoni çfarë më dërgojnë!”. “Më shkruajnë shumë, nuk i hap. Të tmerrshme, ndodh shpesh. I shoh që më vijnë ‘blur’, imazhe të sfumuara”. Ajo foli edhe për operacionet plastike, ku deklaroi hapur se nuk do të ndalet me kaq. E pakënaqur me rezultatin e dy ndërhyrjeve në hundë, u shpreh se ky që shihni nuk është rezultati final, pasi ka në plan t’i nënshtrohet dhe një operacioni të tretë, për të pasur atë hundën e vogël që ka ëndërr. Përveç seteve artisteve të fotove që pos-ton, ajo e ka shprehur hapur se synon botën e televizionit, por ende nuk ka arritur të jetë pjesë e tij, përveç disa emisioneve ku e kemi parë si të ftuar.