Dua Lipa heq nga lista e ndjekësve gazetarin shqiptar/ Ja cila është arsyeja (FOTO) - AlpeGossip
Dua Lipa heq nga lista e ndjekësve gazetarin shqiptar/  Ja cila është arsyeja (FOTO)

Dua Lipa heq nga lista e ndjekësve gazetarin shqiptar/ Ja cila është arsyeja (FOTO)

Prestigjiozja britanike “The Sun” publikoi ditën e djeshme artikullin që zbulonte arsyen e rivalitetit mes dy këngëtareve shqiptare më të njohura në skenën ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Kjo u bë shkas që gazetari Adriatik Kelmendi, autor i ‘Rubikon’ të hapë një sondazh për të matur preferencën e kosovarëve mes Ritës dhe Duas, shkruan Prive.

Me një diferencë të theksueshme 59-41, nga 1,400 vota, ka fituar Rita dhe duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak Duas.

Ajo e ka hequr gazetarin nga lista e njerëzve që ndjek në Twitter, siç e ka bërë të ditur vetë ky i fundit.

‘Në Kosovë pëlqejnë më shumë Rita Orën se Dua Lipën!

Rezultati i anketës: 57% pëlqejnë më shumë Ritan, se sa Duan me 43%.

Por, ky votim juaji si duket nuk i pëlqeu Duas, e cila ma bëri unfollow në Twitter.

Tregojini që unë nuk kam faj, ju keni votu’, ka shkruar gazetari.