“DO DAL QË SOT NËSE…”/ Luizi zbulon arsyen e vetme që mund të largohet nga BB VIP – AlpeGossip
“DO DAL QË SOT NËSE…”/ Luizi zbulon arsyen e vetme që mund të largohet nga BB VIP

“DO DAL QË SOT NËSE…”/ Luizi zbulon arsyen e vetme që mund të largohet nga BB VIP

Luiz Ejlli ka treguar që në fillim se qëllimi i tij i vetëm brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, është fitorja e “Big Brother VIP2”. Madje ditën e djeshme, ai zbuloi se i ka vënë vetes si mision, fitoren e këtij reality show.

Këngëtari ishte duke biseduar me Shpatin te dhoma e gjumit, kur u shpreh se nëse do e dinte se nuk e fitonte BB VIP, e linte direkt shtëpinë. Nga ana tjetër, Shpati e pyeti atë se ç’ndodh nëse ai nuk del fitues. E duket se edhe për këtë e ka një plan.

Luizi tregoi se nëse nuk fiton, do largohet për në Amerikë, aty ku jeton familja e tij.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Nëse e di që nuk e fitoj Big Brother dal që sot. Dal që sot, e lë. Kam inat me vete, o me e fitu o s’ka. Me

Shpati: Çfarë kushti i ke vënë vetes?

Luizi: O e fitoj o s’ka. Veç me e fitu

Shpati: Po nëse nuk e fiton?

Luizi: Kam thënë nëse e fitoj, do rri në Shqipëri, po nuk e fitova, avionin e në Amerikë.

Kujtojmë se një ditë më parë Luizi deklaroi se do të jetë i fokusuar në lojën e tij, duke lënë në plan të dytë Kiarën, marrëdhënia me të cilën sipas tij do të vazhdojë jashtë ‘Big Brother VIP’.