“ME NJË VRAP TË PAPARË”/ Julka tregon si shkoi dita e parë e shkollës për fëmijët e saj (FOTO) – AlpeGossip
“ME NJË VRAP TË PAPARË”/ Julka tregon si shkoi dita e parë e shkollës për fëmijët e saj (FOTO)

“ME NJË VRAP TË PAPARË”/ Julka tregon si shkoi dita e parë e shkollës për fëmijët e saj (FOTO)

Moderatorja e njohur Julka Gramo ditën e sotme ka përcjellë për në bangat e shkollës dy djemtë e saj, Ian dhe Greg. Përmes një postimi në Instagram, Julka ka treguar se çfarë ka ndjerë gjatë kësaj dite.

 

Ajo ka publikuar disa foto në klasë ku shfaqet pranë djemve dhe bashkëshortit. Moderatorja ka treguar se dita ka nisur me vrap të paparë për shkak të trafikut dhe se momenti më i lumtur ka qenë takimi me zyshën kujdestare.

Për Julkën ky është një ndër momentet më të ëmbla dhe ajo ndjen se djemtë e saj po rriten shumë shpejt. “Sot dita e parë e shkollës na gjeti kështu, me një vrap të paparë sepse ngecëm në trafik, me një lodhje se ngjitëm 5 kate në këmbë, pa foton klasike në këmbë të katërt bashkë me lulet, ama shumë të lumtur sepse takuam zyshën e mrekullueshme për të cilën na kishte marrë malli shumë. Mua më thonë se qaj edhe me reklamat, ndaj një lëmsh në grykë edhe këtë fillimviti nuk kishte si të mungonte”, ka shkruar moderatorja.