Meghan kopjoi Dianën? Fustani i Dukeshës së Sussex është identik me të Princeshës në vitin 1986 dhe askush se vuri re – AlpeGossip
Meghan kopjoi Dianën? Fustani i Dukeshës së Sussex është identik me të Princeshës në vitin 1986 dhe askush se vuri re

Meghan kopjoi Dianën? Fustani i Dukeshës së Sussex është identik me të Princeshës në vitin 1986 dhe askush se vuri re

Meghan Markle dhe Prince Harry i surprizuan të gjithë, teksa u shfaqen në dasmën e kushërirës së Princit, Celia McCorquodale në Lincolnshire, ditën e djeshme.

Dukesha e Susexx kishte përzgjedhur një fustan të lirshëm të stilistit Oscar de la Renta, me printe të bardhë dhe bojëqielli, fustani perfekt për një dasmë vere.

Mirëpo të gjithëve iu shpëtoi detaji, se Meghan ishte frymëzuar nga një veshje e Princeshë Dianës. Në vitin 1986 (kur Harry ishte vetëm 2 vjeç), Princesha e Wales mbante veshur një fustan me printe të bardhë dhe bojëqielli të stilistes Catherine Walker gjatë vizitës së saj në Arabinë Saudite. Ajo e kishte kombinuar veshjen me një palë pantallona të bardha, sandale si dhe një palë vathë në formën e hënës.

 

“Dailymail” shkruan se ndoshta veshja e Meghan nuk ka qënë e qëllimshme, por gjithsesi mbetet një rastësi shumë e bukur. Dukesha e Sussex është një fanse e madhe e Princeshës Diana dhe miqtë e saj shprehen se ajo ka dëshirë të jetë si ajo.