“SAKRIFICË” PËR TË REALIZUAR ËNDRËN E SAJ/ Tayna tregon se nga çfarë i është dashur të heqë dorë për hir të famës – AlpeGossip
“SAKRIFICË” PËR TË REALIZUAR ËNDRËN E SAJ/ Tayna tregon se nga çfarë i është dashur të heqë dorë për hir të famës

“SAKRIFICË” PËR TË REALIZUAR ËNDRËN E SAJ/ Tayna tregon se nga çfarë i është dashur të heqë dorë për hir të famës

Tayna kujdeset gjithmonë të vijë me projekte të reja dhe jo rrallë herë bën diferencën. Mes bashkëpunimeve me këngëtarë të njohur, këtë verë teperja vendosi të publikonte disa këngë, ku protagoniste ishte vetëm ajo.

Si shumë emra të njohur që karrierën e nisin me suksese të njëpasnjëshme, Tayna ka arritur të ‘rrëmbejë’ zemrën e jo pak fansave. Në një intervistë për “Prive”, reperja ka treguar se çfarë ka sakrifikuar për të realizuar ëndrrën e saj. “Privatësinë ndoshta, nuk kam shumë se çdo gjë që bëj merret vesh edhe më shumë ruhem edhe nuk dal shumë me shoqnin për shembull ose me pi kafe. Vec jashtë ku smë njeh kurrkush por në Kosovë nuk e preferoj. Kjo ka ndryshuar më së shumti”, është përgjigjur Tayna.

Reperja ka preferuar që disa nga klipet t’i xhirojë jashtë Kosovës, e ndoshta një nga arsyet ka qenë pikërisht kjo. Tayna publikoi pak ditë më parë “Qe qe”, një këngë ritmike e plot energji, enkas për stinën e verës. Sa për projektet e radhës, ajo si gjithmonë premton që nuk do të mungojnë për këtë vit. Fansat, si gjithmonë, mbeten në pritje…