PAVARËSISHT DISS-EVE DHE IRONIZIMEVE/ Don Xhoni dëgjon dhe mbështet këngën e Noizyt – AlpeGossip
PAVARËSISHT DISS-EVE DHE IRONIZIMEVE/ Don Xhoni dëgjon dhe mbështet këngën e Noizyt

PAVARËSISHT DISS-EVE DHE IRONIZIMEVE/ Don Xhoni dëgjon dhe mbështet këngën e Noizyt

Pavarësisht mosmarrëveshjeve, diss-eve dhe ironizimeve që kemi parë mes tyre, Don Xhoni i dëgjon dhe suporton këngët e Noizyt dhe këtë e ka treguar vetë.

Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigel Rajku, dhe Xhonata Isufi, i njohur si Don Xhoni, janë përfolur shpesh për diss-et mes tyre nëpër këngë. Reperi nga Drenica e ka ‘sulmuar’ Noizyn dhe reperë të tjerë se nuk e kanë mbështetur dhe se nuk bëjnë muzikë të mirë. Noizy nga ana tjetër thotë se nuk mund të jetë në nivelin e tij dhe se mbetet ‘mbreti i hip-hopit shqiptar’. Teksa të shumta janë rastet kur dy djemtë janë thumbuar edhe në rrjetet sociale.

Megjithatë, Don Xhoni nuk i ka rezistuar dot këngës së re të Noizyt me Loredanën. Ai ka publikuar një video në makinë teksa dëgjon këngën e tyre. “Pak është bota”- ka shkruar ai krah postimit në Instagram referuar vargut të Loredanës e cila thotë: “E meritoj unë botën, shko merrma e falma.”

Ai ka etiketuar vetëm Loredanën me të cilën ka një miqësi të mirë e madje bashkëpunuan para disa muajsh për këngën me titull “Gjuj për to”.

Nuk dimë të themi nëse përmes këtij veprimi Don Xhoni i ka dhënë fund keqkuptimeve me Noizyn duke kërkuar paqe apo ishte thjesht një përjashtim për hir të shoqërisë me Loredanën për të cilën tregoi mbushtetje publikisht. Por, ky veprim rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.