ARJOLA SHEHU DHE KLEVI KADILLI I ZUNË VENDIN/ Flet Dajana Shabani: Është faji im – AlpeGossip
ARJOLA SHEHU DHE KLEVI KADILLI I ZUNË VENDIN/ Flet Dajana Shabani: Është faji im

ARJOLA SHEHU DHE KLEVI KADILLI I ZUNË VENDIN/ Flet Dajana Shabani: Është faji im

Këtë sezon në RTV Ora, emisionin e mëngjesit “Ditë e re”, po e drejtojnë dy moderatorët Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli. Përpara këtij ndryshimi, ka qenë Dajana me Besmirin dhe Hermesin pjesë e këtij emisioni dhe sot këta të fundit drejtojnë një tjetër program, “Casa de los 3s”.

Ditën e sotme Dajana ka lënë të kuptohet se është penduar për këtë ndryshim që ka bërë duke ia lënë fajin vetes.

“Ju shkonte shumë ai emisioni i mëngjesit, tani nuk kam me se e pi kafen në mëngjes”, i shkruan një ndjekës ndërsa Dajana i është përgjigjur: “Është faji im, e bëra unë atë lëvizje”.