Një grua nga Bangladeshi ka sjellë në jetë binjakët pothuajse një muaj pas lindjes së parakohshme të djalit.
Arifa Sultana lindi një fëmijë në fund të shkurtit por 26 ditë më vonë shkoi në spital pasi kishte ndjerë dhimbje në stomak.
Doktorët zbuluan se 20-vjeçarja ishte shtatzënë me binjakë në një mitër të dytë dhe u detyrua të bënte lindje cezariane në mënyrë emergjente.
Binjakët ishin të shëndetshëm dhe dolën nga spitali.
Sultana, nga një fshat rural, lindi fëmijën e parë në Khulna Medical College Hospital në rrethin Khulna.
Dhe vetëm 26 ditë më vonë u dërgua në spitalin Ad-din Hospital në lagjen Jessore më 21 mars, raporton BBC.
“Kur erdhi pacientja zbuluan se ishte shtatzënë me binjakë,”-tha mjekia Sheila Poddar. “Ne ishim të shokuar dhe të befasuar. Kurrë nuk kisha parë diçka të tillë.”
Është e paqartë pse gruaja zgjodhi të shkojë në një spital tjetër.
Sipas Poddar, 20-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj janë shumë të varfër ndaj nuk kishin bërë kurrë një kontroll me ultratinguj.
“Ajo nuk ia kishte idenë se kishte edhe dy foshnja të tjera,”-tha mjekia. “Ne i bëmë prerje cezariane dhe Sultana lindi një djalë e një vajzë.”
Një gjinekolog nga Singapor tha se Uterus Didelphys , gjendja e të pasurit dy mitra, nuk është aq e rrallë sa mendojnë njerëzit.