NË DITËN E SAJ TË LINDJES/ Pamë për herë të parë portretin e plotë të vogëlushes së Stines dhe Gracielës (FOTO) – AlpeGossip
NË DITËN E SAJ TË LINDJES/ Pamë për herë të parë portretin e plotë të vogëlushes së Stines dhe Gracielës (FOTO)

NË DITËN E SAJ TË LINDJES/ Pamë për herë të parë portretin e plotë të vogëlushes së Stines dhe Gracielës (FOTO)

Në vitin 2016, këngëtari i njohur Stine dhe partnerja e tij, Graciela, u bënë prindër për herë të parë.

Graciela solli në jetë një vogëlushe të cilën e pagëzuan me emrin Estia. Të rralla kanë qenë herët kur çifti ka publikuar momete me të voglën në rrjetet e tyre sociale, duke u munduar ta mbajnë sa më larg syrit të mediave vajzën e tyre.

Megjithatë, motra e Stines, Alida, na ka treguar për herë të parë portretin e plotë të Estias, e cila sot mbush 3 vjeç.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video të vogëlushes, teksa ndodhet me të në makinë në rrugët e Gjermanisë.

“Gëzuar ditëlindjen adrenalina e familjes tonë, Estia. Të dua”- i shkruan Alida, duke na treguar se tashmë Estia është bërë një zonjushë e vogël dhe ka ngjashmëri të madhe me të dy prindërit.