Egli Tako, e cila së fundmi është bërë pjesë e Big Brother Vip, ka folur për herë të parë për ndarja e saj me aktorin e humorit, Olsi Bylyku.
Elgi Tako është shprehur se pavarësisht fundit të marrëdhënies së tyre, ruan respektin për ish-partnerin dhe ka vendosur që të ruajë në kujtesë vetëm momentet e bukura të 5 viteve lidhje.
“Është gjëja ime private, është marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike. Këtë e kam të shenjtë dhe do ta mbaj me veten time gjithmonë për respekt të pesë viteve që kam ngrënë dhe kam pirë dhe kam kaluar aq shumë kujtime të bukura dhe për hir të gjithë dashurisë. Unë kam këtë lloj konsiderate”, u shpreh Egli.













