NJË TJETËR GABIM I PAFALSHËM/ Fansat kryqëzojnë Bes Kallakun: Pse nuk e uron edhe… (FOTO) – AlpeGossip
NJË TJETËR GABIM I PAFALSHËM/ Fansat kryqëzojnë Bes Kallakun: Pse nuk e uron edhe… (FOTO)

NJË TJETËR GABIM I PAFALSHËM/ Fansat kryqëzojnë Bes Kallakun: Pse nuk e uron edhe… (FOTO)

Bes Kallaku u tregua i kujdesshëm këtë 8 Mars për të mos përsëritur gabimin e vitit të kaluar, kur harroi të uronte motrën e tij Ana në ditën e gruas.

Aktori i njohur i humorit ka uruar sot gjyshen Ije, bashkëshorten Xhensila dhe mamin Shpresa, por nuk gjeti dot një foto të së motrës, për t’ia bashkëngjitur urimit për të dhe kjo nuk u prit mirë nga ndjekësit e tij:

“Mami të bëri dhe të rriti por motra ishte bashkëudhetare e jetës tënde. Motra është gjysma jote dhe mirë ose keq në foto duhet të ishte aty”, i shkruan një komentues.

Më pas Besi e korrigjoi urimin me shaka, ku shkruante se nuk gjeti dot foto pasi kishte dalë shumë keq vetë.

“Gratë e jetës. Mami Shpresa, më lindi, më dha jetë. Ija ime më rriti, me kripë për jetën. Xhensila ime më shtoi jetën, dhe bashkë i dhamë jetë jetës. Bekimet e mia. Me fat jam. Ju dua. (Edhe Ana, motra ime, të dua shumë, nuk gjeta foto, sepse kisha dal shumë keq vetë aty haahahah)”.

Megjithatë fansat prisnin që sot Besi të bënte dhe një tjetër urim të veçantë, këtë herë për vajzën e tij Ajka.

“Edhe Ajka ka festë sot ore babi”, i shkruan një ndjekës.

“Po Ajkën ku e ke”, i shkruan një tjetër.