NJË DASMË SIPAS TRADITAVE/ Klea Huta zbulon planet e ditës së madhe – AlpeGossip
NJË DASMË SIPAS TRADITAVE/ Klea Huta zbulon planet e ditës së madhe

NJË DASMË SIPAS TRADITAVE/ Klea Huta zbulon planet e ditës së madhe

Klea Huta dhe Elgit Doda e bënë publike lidhjen e tyre gjatë vitit 2017. Që prej asaj kohe, ato kanë qenë tepër aktivë në rrjete sociale dhe kanë publikuar shpesh herë foto me njëri-tjetrin. Dyshja ka marrë pjesë dhe në shumë intervista, ku ka zbuluar detaje në lidhje me karrierën e tyre apo planet për të ardhmen. Ditën e sotme, Klea ka folur pikërisht mbi këtë temë në emisionin e Rudina Dembacaj, ‘Mos i fol shoferit’. Pyetur nga Rudina, moderatorja ka zbuluar se dasma e saj dhe e Elgitit do të jetë diçka tradicionale. Si një vajzë nga Tirana, Klea do të dëshironte që të merrej me pajton, për të ruajtur në këtë mënyrë traditën e qytetit të saj. “Unë kam qef të më marrin me pajton. Me pajton dhe me oriz, pastaj pjesa tjetër një gjë shumë e thjeshtë”, është shprehur Klea, duke zbuluar se festimet nuk do të jenë të ekzagjeruara. Ajo gjithashtu ka treguar me humor se ditën e dasmës, dëshiron të ndryshojë ngjyrën e flokëve, duke i kthyer në ngjyrë të kuqe. Kujtojmë se para pak kohësh, Elgiti pranoi se së shpejti do të sillte një projekt në bashkëpunim me Klean.