ÇUNAT PASKAN GOXHA PLANE! Zbulohen detajet e këngës dhe surpriza e madhe që Majk dhe Ghetto Geasy po përgatisin (FOTO) – AlpeGossip
ÇUNAT PASKAN GOXHA PLANE! Zbulohen detajet e këngës dhe surpriza e madhe që Majk dhe Ghetto Geasy po përgatisin (FOTO)

ÇUNAT PASKAN GOXHA PLANE! Zbulohen detajet e këngës dhe surpriza e madhe që Majk dhe Ghetto Geasy po përgatisin (FOTO)

Prej disa javësh është bërë i ditur lajmi se Majk dhe Ghetto Geasy do sjellin një bashkëpunim të ri.

Kanë qenë vetë artistët që kanë lajmëruar këngën e re në Instastory, ku shkruajnë se shumë shpejt do publikojnë bashkëpunimin e radhës.

Së fundmi, Majk ka zbardhur detaje të reja rreth bashkëpunimit, në një intervistë për ‘Prive’, ku bëri me dije se kënga do publikohet në fillim të javës së ardhshme.

Ai tha se projekti mban titullin “Je t’aime” dhe është xhiruar në Prishtinë.

Mirëpo surprizat nuk kanë përfunduar këtu, pasi dyshja ka ndërmend të sjellë edhe një album së bashke.

Pjesë e tij do jetë edhe Onat, anëtari tjetër i Babastars, teksa sipas autorit të hitit “Dynja”, albumi mund të publikohet në stianën e dimrit.

Megjithatë, ai nuk e përjashtin mundësinë që ky album të pasohet nga një tjetër soli, pasi siç bëri me dije ka gati shumë projekte.

Kujtojmë se dyshja ka sjellë disa bashkëpunime të sukseshme, ku i fundit ishte “Malena”, që bëri namin verën e kaluara.