Einxhel Shkira ka rrëfyer gjatë një bisede me Sarah Berisha momentin kur babai i saj ka kapur “mat” me të dashurin e parë.
Moderatorja zbuloi se pas kësaj, ajo nuk i fliste të atit me gojë “pasi e vriste ndërgjegja dhe për shkak se e kishte zhgënyer. Ndërsa babai i saj “u mërzit dhe hyrë në depresion”, pasi Einxhel Shkira nuk i hapte telefonin dhe as nuk i fliste, ndërsa me të dashurin nuk foli më kurrë.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: U bëre ti tha me këto flokët…
Sarah: Joo, e kishe në klasë këtë çunin?
Einxhel: Në klasë paralel, unë nuk e kam dashur veten në ato momente, ka qenë periudha e pushimeve të Vitit të Ri.
Sarah: U dënove?
Einxhel: Jo moj, unë nuk i kam folur babi me gojë, madje as atij. As nuk i flisja, nuk i hapja telefonin, as nuk doja ta takoja, ai i shkreti u mërzit, hyri në depresion, po vuante, gocat më pyesnin pse nuk i flet, jo i thoja unë më vret ndërgjegjja, a e kuptoni që kam zhgënjyer babin, ai e di që unë nuk bëj kështu gjërash.
Sarah: Vetëm se ishit kapur për dore?
Einxhel: Po, në ato momente ashtu ishim (qesh)
Më pas, ka qenë Sarah dhe Einxhel kanë treguar reagimin që baballarët e tyre kanë bërë kur i treguan se do hynin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Pjesë nga biseda:
Sarah: Rasti i fundit, kur më erdhi ky propozimi për tu futur në “ Big Brother VIP”, babi në fillim më tha jo.
Einxhel: Dhe i imi më ka thënë direkt jo. Jo se unë e pyeta thjesht i tregova që më kanë marrë.. Jo më tha mos e bëj mos ik.
Sarah: Shiko, unë kur e kam marr propozimin, i kam shkruar në ‘Whatsapp’, në një grup të katërt, unë, mami, babi, Tea dhe isha e lumtur nga një anë por edhe nga ana tjetër e ke parasysh kur ke qejf një gjë që dëshiron ta bësh por në momentin që të vjen propozimi aty është momenti që ti nuk e di nëse je gati apo jo.