RIKTHIM SË BASHKU/ Jennifer Aniston dhe Brad Pitt vazhdojnë të ecin… – AlpeGossip
RIKTHIM SË BASHKU/ Jennifer Aniston dhe Brad Pitt vazhdojnë të ecin…

RIKTHIM SË BASHKU/ Jennifer Aniston dhe Brad Pitt vazhdojnë të ecin…

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston për një kohë të gjatë ishin një nga çiftet më të diskutuara në mediat rozë. Madje pas divorcit të tyre në vitin 2005 kurioziteti për ta u shtua akoma dhe më shumë. Jennifer është shfaqur së fundmi në kopertinën e “InStyle”, në të cilën foli edhe për divorcin e saj me Brad Pitt dhe Justin Theroux. Jennifer ka treguar se ajo vazhdon të ecë përpara dhe nuk ndihet aspak zemër thyer nga ish-partnerët e saj.

Pas këtyre fjalëve të aktores të gjithë janë të interesuar se çfarë mendon Pitt dhe a e ndjen mungesën e Jennifer. Një burim i “Hollywood Life” ka treguar se Brad e di shumë mirë se mediat do ta lidhin gjithmonë me Jennifer dhe do apo nuk do ai gjithmonë do të flasin për një rikthim mes tyre. “Ne të gjithë vazhdojmë përpara dhe ai ka bërë të njëjtën gjë. Çdo gjë e keqe që Jennifer mund të thotë ndaj tij nuk ndryshon ndonjë gjë për mirë tek Brad”, – ka thënë burimi. Kjo konfirmon përfundimisht se për ta nuk do të ketë më kthim pas, sepse të dy vazhdojnë jetën normalisht dhe as që nuk interesohen më për njëri-tjetrin.