FOTO/ Këngëtarja e famshme surprizon çiftin e ri në dasmën e tyre – AlpeGossip
FOTO/ Këngëtarja e famshme surprizon çiftin e ri në dasmën e tyre

FOTO/ Këngëtarja e famshme surprizon çiftin e ri në dasmën e tyre

Këngëtarja e famshme Taylor Swift është në periudhën më të mirë të karrierës së saj pasi albumi “Reputation” ka korrur mjaft sukses dhe ajo po përgatitet për një turne të madh muzikor.

Megjithëse gjendet në një periudhë të ngarkuar, 28-vjeçarja nuk i harron fansat e saj aq më tepër kur ata zgjedhin një ndër këngët e saj për dasmën e tyre.

Në një dasmë që u zhvillua në New York një çift i ri kishin zgjedhur për vallëzimin e tyre të parë hitin “Love Story” dhe ky informacion kishte shkuar në veshin e Swift.

Pak para se të fillonte ceremonia vetë këngëtarja ka lënë një dhuratë për çiftin e ri e më pas është larguar. Taylor u dhuroi atyre një shishe shampanjë “Dom Perignon” që kushton 140 dollarë si edhe një pusullë me shkrimin e saj.

“Dëgjova se për dasmën tuaj keni zgjedhur një nga këngët e mia dhe kjo gjë më ka bërë shumë të lumtur, me trashëgime” -shkruan ajo në këtë pusullë.