“KAM PËRJETUAR FERRIN VETË”/ Ariana Grande i jep fund karrierës (FOTO) – AlpeGossip
“KAM PËRJETUAR FERRIN VETË”/ Ariana Grande i jep fund karrierës (FOTO)

“KAM PËRJETUAR FERRIN VETË”/ Ariana Grande i jep fund karrierës (FOTO)

Ariana Grande është kthyer në një nga këngëtaret më të përfolura të momentit, sidomos pas vdekjes së ish-të dashurit të saj. Ajo është shprehur se do shkëputet nga muzika pasi ka nevojë të kujdeset për veten e saj.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet me derrkucin e saj teksa në sfond dëgjohet kënga “Breathin”. Por një nga ndjekësit e saj e ka kritikuar që këngëtarja publikoi një video të derrkucit që mban në shtëpi, e jo videon zyrtare të këngës “Breathin” dhe e cilësoi Arianën si “Përtace”.

Kjo epokë ishte shumë e bukur për mua, por tani nuk e di. Kam përjetuar ferrin disa herë dhe po bëj më të mirën për të ecur përpara. Mendova se kjo video do t’ju bëjë të buzëqeshni, ndërsa prisni për një material muzikor. Pasi unë tani, kam vendosur të bëj pak pushim dhe të kujdesem për veten time,– i është përgjigjur Ariana.