“SI DO JA VENDOSIM TITULLIN KËNGËS?” Fifi dhe Tuna më pranë publikimit të bashkëpunimit të tyre të parë – AlpeGossip
“SI DO JA VENDOSIM TITULLIN KËNGËS?” Fifi dhe Tuna më pranë publikimit të bashkëpunimit të tyre të parë

“SI DO JA VENDOSIM TITULLIN KËNGËS?” Fifi dhe Tuna më pranë publikimit të bashkëpunimit të tyre të parë

Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta. Para disa ditëve 28-vjeçarja ka gjetur kohë që t’ju përgjigjet disa pyetjeve të fansave rreth jetës private dhe karrierës.

E pyetur nga një ndjekës në rrjetin e saj social Instagram se “me cilën këngëtare do të kishte dëshirë të bënte një këngë”, Fifi tha emrin e këngëtares së njohur shqiptare, Tuna teksa i bëri edhe tag artistes.

Të njëjtin postim e shpërndau edhe vet Tuna në InstaStory teksa shkruan: “A jem?”

E mesa duket një ‘Ask’ komplet rastësor u bë sebep për një bashkëpunim mes tyre që gjasat janë të vijë më shpejt nga çfarë mendimin. Teksa, dy bukuroshet u takuan me njëra-tjetrën para disa ditësh duke na treguar se kanë nisur të punojnë mbi duetin e tyre, ndoshta artistet kanë nisur dhe xhirimet e videoklipit.

Thënë kjo nga postimi më i fundit i Tunës, ku teksa ka postuar foto të sajat, ku duket në të njëjtin vend me fotot e shpërndara dhe nga Fifi disa minuta më parë, komenti i kësaj të fundit është ai që na ka tërhequr vëmendjen.

Oouuu macooooo… si do ja vendosim emrin këngës?

 

'Si do ja vendosim emrin këngës?' Fifi dhe Tuna më'Si do ja vendosim emrin këngës?' Fifi dhe Tuna më'Si do ja vendosim emrin këngës?' Fifi dhe Tuna më

 

Duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri-tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale. Shpesh Adisi është parë në çdo dalje publike pranë artistes, e po ashtu tashmë edhe si një udhëheqës i karrierës së 28-vjeçares.

Fifi gjithashtu sapo ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me artistin Gent Fatali.