PAK PASI KONFIRMOI FEJESËN ME ENIN/ Genc Prelvukaj jep lajmin e bukur (FOTO) – AlpeGossip
PAK PASI KONFIRMOI FEJESËN ME ENIN/  Genc Prelvukaj jep lajmin e bukur (FOTO)

PAK PASI KONFIRMOI FEJESËN ME ENIN/ Genc Prelvukaj jep lajmin e bukur (FOTO)

Pak ditë më parë, reperi i njohur Genc Prelvukaj dhe këngëtarja Eni Koçi bënë publik lajmin se janë fejuar. Ishte si fillim Eni ajo që publikoi disa foto të shkëputura nga moment që Genci po i propozonte për martesë.
Të ftuar në “Xing me Ermalin” të shtunën e kaluar, çifti foli dhe për planet që kanë për dasmën dhe fustanin e nusërisë.

“E kemi menduar dasmën, nuk e kemi vendosur nëse do e bëjmë të madhe mediatike ose private me një rreth të ngushtë. Pas dasmës do nisemi në Amerikë dhe do bëjmë për një muaj tur, çdo ditë në një qytet të ndryshëm. Sa për fustanin do jem një miks i nuses moderne me tradicionalen”, tregoi Eni.

Mirëpo, para se të vijë dasma, Genci ka surprizuar sot fansat teksa ka dhënë lajmin e bukur se shumë shpejt do të sjellë këngën e tij të radhës. Ai ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku ka zbuluar se kënga do të titullohet “Lule bore” dhe shumë shpejt do të publikohet.