“MA KE KËPUTUR SHPIRTIN…”/ Ndërron jetë nëna e Robert dhe Patris Berishës, prekin me dedikimet për të ëmën – AlpeGossip
“MA KE KËPUTUR SHPIRTIN…”/ Ndërron jetë nëna e Robert dhe Patris Berishës, prekin me dedikimet për të ëmën

“MA KE KËPUTUR SHPIRTIN…”/ Ndërron jetë nëna e Robert dhe Patris Berishës, prekin me dedikimet për të ëmën

Dy muzikantët e njohur shqiptarë, Robert dhe Patris Berisha janë zgjuar mëngjesin e së shtunës me një lajm të kobshëm. Nëna e tyre, Teuta Berisha ka ndërruar jetë.

Lajmin e hidhur e ka dhënë djali i vogël i familjes, Patrisi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Mami jem më e mira…Ma ke këputur shpirtin, të pushoftë shpirti i qetë”, ka shkruar Patris Berisha në Facebook. Ndërkohë, të shumta kanë qenë ngushëllimet që dy vëllezërit kanë pranuar nga ndjekësit dhe rrethi i ngushtë familjar për këtë humbje të madhe.

Roberti në vitin 2019 kishte thënë se nëse do t’i dedikonte një këngë dikujt do të ishte nëna e tij, e cila disa vite më parë kishte mundur një sëmundje të rëndë.

“Nëse do t’i dedikoja këngë dikujt do të ishte goca ose mami. E kam pasur sëmurë me kancer para 9 viteve. E kam përjetuar. Gjithë çunat janë të lidhur me mamin. Ka qënë sëmundje e rëndë dhe ajo e ka përballuar“, kishte thënë Roberti.