“JAVA DIAMANTEVE”/ Njihuni me VIP-et që morën dhurata marramendëse nga partnerët e tyre (FOTO) – AlpeGossip
“JAVA DIAMANTEVE”/ Njihuni me VIP-et që morën dhurata marramendëse nga partnerët e tyre (FOTO)

“JAVA DIAMANTEVE”/ Njihuni me VIP-et që morën dhurata marramendëse nga partnerët e tyre (FOTO)

Njëra modele e zonja, tjetra këngëtare shumë e pëlqyer, Elvana Gjata dhe Angela Martini duket se kanë pasur fatin të surprizohen nga partnerët e tyre me unaza diamanti këtë javë.

Elvana Gjata më në fund filloi të ndante disa detaje nga jeta e saj “private” në Instagram me fansat. Gjatë javës së kaluar, ajo kishte një koncert madhështor në Prishtinë por edhe një ditë të këndshme personale. Elvana mori dhuratë një unazë diamanti vetëm pak orë para koncerit, detaj ky që u bë publik nga miku i saj më i mirë Valdrin Sahiti.

Nuk dihet identiteti i personit që i ka bërë dhuratën por nuk na vjen aspak çudi që ti ketë ardhur nga partneri i saj me të cilin prej disa kohësh po përjetojnë një lidhje dashurie. Identiteti i partnerit të Elvanës nuk është bërë publik pasi mesa duket këngëtarja e ruan shumë mirë dhe privatësinë e tij.

Unazë diamanti ka marrë dhe Angela Martini. Ndonëse ajo u martua vitin e kaluar në Las Vegas, deri më tani nuk ka e kishte treguar unazën me të ilën mori propozim nga bashkëshorti i saj. Angela e shfaqi unazën përmes një videoje në Instagram, ku ajo çfarë u pa ishte një diamand gjigand që rrinte në gishtin e saj.Kujtojmë se modelja dhe multimiliarderi u martuan në një ceremoni private larg prezencës së medias.

 

Përgatiti AlpeNews.al