KUSH ËSHTË MË SHUMË XHELOZ? Fero flet për fëmijët dhe martesën me Arbenitën (FOTO) – AlpeGossip
KUSH ËSHTË MË SHUMË XHELOZ? Fero flet për fëmijët dhe martesën me Arbenitën (FOTO)

KUSH ËSHTË MË SHUMË XHELOZ? Fero flet për fëmijët dhe martesën me Arbenitën (FOTO)

Arbenita Ismaili dhe Fero janë kthyer shumë shpejt në një prej çifteve më të komentuara në shoëbizz-in shqiptar. Çdo detaj të ri që mësojmë nga çifti, nuk mundemi t’a anashkalojmë pasi vëmendja ndaj tyre është mjaft e madhe. Ata fillimisht u munduan ta mbajnë të fshehtë romancën e tyre, por nuk ia dolën dhe tashmë nëpërmjet rrjeteve sociale na tregojnë se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Por këtë dashuri Fero e ka shprehur edhe në një intervistë televizive. Reperi ishte i ftuar në emisionin “Ce Soir” ku foli shumë për romancën e tij me Arbenitën dhe na zbuloi detaje që s’i dinim më parë.

“Dashuria e vërtetë është gjithçka, jam i dashuruar, i kam lënë të gjithë ta dinë këtë”, u shpreh Fero.

Ai u pyet se si e përballojnë lidhjen në distancë dhe tha që brenda 3-4 ditëve shihen. “Se kemi problem, Arbenita ka karrierën e saj, unë kam karrierën time. Jam krenar që është e suksesshme.”, tha reperi.

Por kush është më xheloz? “Unë jam më xheloz, jam xheloz i keq. S’kam pse të xhelozoj, por jam dhe s’më pengon profesioni i saj”.

Moderatori shkoi më tej duke e pyetur më shumë për lidhjen e tyre. Ai e pyeti nëse e mendon martesën me Arbenitën dhe sa fëmijë dëshiron, ndërsa Fero nuk hezitoi të përgjigjet:

“Besoj se po dhe dua të bëj shumë fëmijë. Do jem baba i mirë që nuk do i përkëdhel fëmijët e mi”, u shpreh Fero.

 

zoid.png