DONI TA DINI? Argjira Spanca tregon sa paguhet për një postim në “Instagram” (VIDEO) – AlpeGossip
DONI TA DINI? Argjira Spanca tregon sa paguhet për një postim në “Instagram” (VIDEO)

DONI TA DINI? Argjira Spanca tregon sa paguhet për një postim në “Instagram” (VIDEO)

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Argjira Spanca ka qenë së fundmi e ftuar në ‘Prive’, ku iu përgjigj intervistës “60 sekonda”.

Ndër të tjera, ajo zbuloi gjithashtu sesa paguhet për një postim promocional në Instagram.

“Diku tek 300 euro e më sipër”, ka treguar Argjira.

E karakterizuar për natyrën e saj të çiltër, moderatorja iu përgjigj pa dorashka të gjitha pyetjeve gjatë kësaj interviste.

Gazetari: Sa vjeç e ke dhënë puthjen e parë?

Argjira: 16 vjeçe.

Gazetari: Kur e ke festuar Shën Valentinin e fundit?

Argjira: Fundit (qesh)

Gazetari: Sa herë je tradhëtuar në jetë?

Argjira: Disa herë, sidomos prej shoqërisë.

Kujtojmë se para disa muajsh, moderatorja ka prekur të pranishmit në “E’diell” dhe publikun nga ekrani me historinë e jetës së saj.

Argjira ka kujtuar me mall të atin i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë, teksa ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me të.

“Më merrte me vete në mal, dilnim për gjueti, ishim shumë të afërt”- ka thënë moderatorja, e cila u shpreh se megjithëse ai i mungon fizikisht, ajo e ndjen gjithmonë pranë prezencën e tij.

“Kur mendoj ta bëj apo jo diçka, gjithmonë pyes veten si do të donte babi, më duket se më ndjek në çdo hap”.- tregoi Argjira e emocionuar dhe mes lotësh