GJITHMONË I VOGËL N SYTË E SAJ/ Juli tregon si e thërret mami me përkëdheli – AlpeGossip
GJITHMONË I VOGËL N SYTË E SAJ/ Juli tregon si e thërret mami me përkëdheli

GJITHMONË I VOGËL N SYTË E SAJ/ Juli tregon si e thërret mami me përkëdheli

Jul Deda është padyshim një ndër aktorët më të dashur e më të pëlqyer për publikun shqiptar. Ai është po ashtu shumë aktiv në rrjete sociale, ku vazhdimisht ndan me ndjekësit e tij foto ose video të ndryshme, në të shumtën e rasteve familjare.

Si fillim për Vitin e Ri, Juli ka publikuar foton më të ëmbël në profilin e tij të Instagramit, në të cilën shihet pranë së ëmës. Ai ka treguar se ndonëse tani është rritur, madje i kanë dalë dhe thinjat, ajo vazhdon ta thërrasë ‘i vogli i mamasë’. “Erdhi 2020-ta, më kanë dalë thinjat, por ajo vazhdon më thërret ‘I vogli i mamës’. Me thënë të drejtën edhe mua më pëlqen kur ma thotë”, shkruan Juli krahas fotos.