Jemi në Qershor dhe dasma e radhës madhore në estradë po afrohet.
Në fund të këtij muaji, këngëtarja dhe modelja shqiptare do ta kurorëzoj dashurinë me hokeistin çek Jakub Kindl.
Përgatitjet për natën e tyre më të rëndësishme kanë nisur herët dhe momente të tilla i kemi parë nga dyshja nëpërmjet publikimit të disa imazheve në rrjete sociale.
E së fundmi ata kanë realizuar edhe një fotosesion i cili nga pamjet e para duket të jetë i mahnitshëm.
Në fotot e realizuara ata njëri-tjetrin tashmë e kanë cilësuar si burrë e grua.