U ARRESTUA PËR TRAFIK DROGE/ Ja çdo të bëhet me konkurimin e Stresit në “Këngën Magjike” – AlpeGossip
U ARRESTUA PËR TRAFIK DROGE/ Ja çdo të bëhet me konkurimin e Stresit në “Këngën Magjike”

U ARRESTUA PËR TRAFIK DROGE/ Ja çdo të bëhet me konkurimin e Stresit në “Këngën Magjike”

Reperi shqiptar, Stresi është arrestuar prej ditësh tashmë për trafik droge dhe krime kundër personit.

Arkimed Lushaj u vu në pranga të mërkurën në një hotel në Tiranë. Ai kishte vetëm 3 ditë që kishte prezantuar këngën për festivalin “Kënga Magjike”, që ia dedikon nënës së tij.

E ndërkohë që çështja e tij po hetohet, pas akuzave se është pjesë e një grupi kriminal, të gjithë ne shtrojmë pyetjen: Çdo të bëhet me konkurrimin në “Këngën Magjike”?

Sot, Ardit Gjebrea e prezantoi këngën “Të du mam”, të reperit shqiptar gjatë emisionit “E Diela Shqiptare”. Gjatë prezantimit të konkurrentëve të javës së kaluar, moderatori përmendi mes emrave të tjerë edhe atë të Stresit.

Nga publiku pati ovacione dhe duartrokitje që u kaluan pa koment nga ana e Arditit.

Kjo do të thotë se ai vijon të jetë pjesë e konkurrimit në festival dhe na mbetet të shohim sesi do të shkojë fati i reperit deri në gjysmëfinale.