“DO MARRIM TITULLIN E SHENJTË PRINDËROR”/ Moderatori shqiptar jep lajmin e bukur (FOTO) – AlpeGossip
“DO MARRIM TITULLIN E SHENJTË PRINDËROR”/ Moderatori shqiptar jep lajmin e bukur (FOTO)

“DO MARRIM TITULLIN E SHENJTË PRINDËROR”/ Moderatori shqiptar jep lajmin e bukur (FOTO)

Moderatori i “Një kafe me Labin”, Labinot Gashi së shpejti do bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Qëndresa Bajrami është disa muajshe shtatzënë dhe çifti po pret një vajzë. Sot Labinoti feston ditëlindjen, por edhe përvjetorin e martesës.

Ai ka postuar një video me momente nga dasma dhe ka bërë një status emocionues.

“Në data të rëndësishme si kjo e sotmja, në vecanti për mua, e kujtoj se sa me fat jam duke e falenderuar Zotin, për gjithë këta njerëz të mirë që m’i ka dhuruar.

Përvec ditlindjes, sot me Qëndresen po shënojm një vjetorin e martesës. E kjo ditë na vjen më e ëmbël e më e vecantë se cdo ditë tjetër. Na mbetet edhe pak kohë kur do t’marrim titullin e shenjt prindror, me ardhjen në jetë të vajzës tonë. Për këtë dhuratë të pakrahasueshme dhe gjithcka tjetër, i jam falenderues Qendresës time.

Faleminderit edhe familjeve tona për gjithë dashurinë, respektin e kujdesin që kanë për ne. U përkulemi përjetë. Faleminderit edhe secilit prej jush që në cfardo forme gjeni kohë e fjalë për të më uruar, përshëndetur e përgëzuar cdo ditë, jo vetëm sot. Jemi me fat që cdo ditë e gëzojmë bashkë me ju. E fati na prift në të mbarë e ditë edhe më të mira s’bashku. Labi ju do’!”, ka shkruar Labi.