Niseni vitin 2020 me stil!
Nga bluzat e ngjitura me pantollona plot shkëlqim deri te fustanet elegante shumë klasike, më poshtë po ju sjellim disa ide se si të visheni për festën e Vitit të Ri.
Pavarësisht se a planifikoni që natën e ndërrimit të motmoteve ta kaloni në një festë të qetë në shtëpi, në një ‘party’ shumë të zhurmshme mes miqsh apo në festën në qytet, ju do të gjeni gjithçka që ju duhet për këtë natë me plot ngjyra.
Shiheni koleksionin e mëposhtëm dhe zgjidheni veshjen tuaj të preferuar…gjithsesi se mes shkëlqimit të dekorimeve shumëngjyrëshe atë natë, ju do të merrni gjithë vëmendjen.