Një studente e cila ndjeu një tërheqje të veçantë për një mashkull misterioz gjatë një fluturimi 10 orësh, është tashmë e dëshpëruar për ta gjetur, me shpresën që mund të jetë i duhuri.
Jomaica Alfiler 21, nga Seattle, u ul në një sendilje pranë dritares në fluturimin nga Frankurti në Seattle të martën më 26 mars, kur asaj iu bashkua një mashkull i pashëm te të 20-tat. Të dy ata folën së bashkë gjatë gjithë udhëtimiit, por për fat të keq ajo harroi ta pyeste për emrin e plotë dhe numrin.
Tani vajza e cila studion për biznes, e ka ndarë historinë e saj në “Facebook” me shpresën që do të arrijë ta kontaktojë.
Fillimisht ajo kontaktoi linjën ajrore, por më pas e dëshpëruar u detyrua ta ndante historinë e saj të pazakontë me shpresën që dikush do ta ndihmonte.
“Do doja ta gjeja atë, kudo ku është, ta njihja dhe të shikoj deri ku shkon, të paktën unë do e provoja pa asnjë pendim.”-tha ajo.