MË ELEGANTE SE KURRË/ Marsela Çibukaj bëri ndryshimin DRASTIK dhe na surprizoi të gjithëve! – AlpeGossip
MË ELEGANTE SE KURRË/ Marsela Çibukaj bëri ndryshimin DRASTIK dhe na surprizoi të gjithëve!

MË ELEGANTE SE KURRË/ Marsela Çibukaj bëri ndryshimin DRASTIK dhe na surprizoi të gjithëve!

Marsela Çibukaj, këngëtarja e dashur shqiptare u prezantua ditën e djeshme në ”Kënga Magjike” me ”Thërrime Dashurie”.

Përveç këngës, e cila u pëlqye shumë nga ndjekësit e Marselës, ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte pamja e këngëtares. Marsela dukej shumë elegante dhe kishte ndryshuar shumë.

Këngëtarja në performancën e saj u shfaq e veshur me një fustan të zi të gjatë që tregonte format e saj në mënyrën më të bukur. Para se të dilte përball publikut, Xhemi Shehu na e zbuloi të gjithëve transformimin e Marselës me anë të disa videove në Instagram ku e uronte për pjesëmarrjen e saj në ”Kënga Magjike”.

Në videot e Xhemit, Marsela shfaqej e veshur me geta, një palë pantallona të shkurtra, këmishë të bardhë dhe një triko të gjatë të zezë. Nëpërmjet videos, Marsela tregonte format e saj perfekte.

Dukej qartë se kishte humbur disa kile por kur u pyet se çfarë kishte bërë për të arritur këtë pamje, këngëtarja bëri shaka duke thënë se kishte hequr dorë nga bakllavaja.

Tashmë të gjithë po presim të dimë sekretin e saj sepse na duhet… /AlpeGossip.al