KANË BËRË DEKLARATA KUNDËR NJËRI-TJETRIT/ Rubrika ”paintball” në ”Shiko kush Luan” i futi VIP-at në sherr (FOTO) – AlpeGossip
KANË BËRË DEKLARATA KUNDËR NJËRI-TJETRIT/ Rubrika ”paintball” në ”Shiko kush Luan” i futi VIP-at në sherr (FOTO)

KANË BËRË DEKLARATA KUNDËR NJËRI-TJETRIT/ Rubrika ”paintball” në ”Shiko kush Luan” i futi VIP-at në sherr (FOTO)

Kohët e fundit kemi dëgjuar në lidhje me shumë deklarata që VIP-at kanë bërë për njëri-tjetrin gjatë rubrikës Paintball të ”Shiko kush Luan”.

I ftuar në ”Shiko Kush Luan”, gjatë sfidës së Paintball kur Stresi u pyet se cili këngëtar bën shumë zhurmë për asgjë, reperi nuk nguroi të gjuante drejt fotos së Noizyt. Me këtë veprim ai fare qartë deklaroi dhe njëherë mendimet që ka për Noizyn. Në një moment tjetër kur u pyet se me cilin këngëtar nuk do të bashkëpunonte kurrë, Stresi u afrua dhe qëlloi drejt Rinës, e cila prej ak kohësh deklaroi se do të tërhiqej nga muzika. Gjithashtu, gjatë kësaj loje, Stresi nuk i’u kursye as Encës. I pyetur se cilin nga këngëtarët nuk ka aspak qejf por gjithsesi i bën ndonjë like, ai qëlloi drejt Encës.

Nga ana tjetër, Young Zerka i pyetur se cili nga këngëtarët nuk e meriton famën që ka, Youn Zerka pa u menduar qëlloi drejt Samanta Karavellës. Gjithashtu, sërisht Young Zerka i pyetur se cili nga artistët kopjon më shumë, ka qëlluar drejt Feros. Mozzik dhe Getinjo në të njejtën lojë u shprehën se Met Elshani dhe Fero janë bërë të famshëm prej tyre.

Ky i fundit, i pyetur se me cilin nga artistët nuk do të bashkëpunonte kurrë, e kishte përgjigjen shumë shpejt duke qëlluar drejt Getinjos. Gjithashtu po Fero, u shpreh se S4MM është reperi që interpreton më keq dhe ka tekstet më të këqija. Ndërsa në lidhje me Noizyn është shprehur se ai nuk e meriton famën që ka.

S4MM po në të njejtën lojë ka deklaruar se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Don Phenom ndërsa për Feron tha se është reperi më i dobët dhe i keq. Nga ana tjetër i pyetur se cili nga këngëtarët nuk e meriton famën që ka, reperi i ka qëlluar fotos së Getinjos. /AlpeGossip.al