JENI KURIOZË T’I ZBULONI? Emrat e parë që do futen konkurrentë në Big Brother VIP 3 – AlpeGossip
JENI KURIOZË T’I ZBULONI? Emrat e parë që do futen konkurrentë në Big Brother VIP 3

JENI KURIOZË T’I ZBULONI? Emrat e parë që do futen konkurrentë në Big Brother VIP 3

Shumë shpejt do të nisë sezoni i ri televiziv dhe të gjithë janë kuriozë se kë do të shohim në edicionin e tretë të Big Brother VIP.

Emri i Arbër Çepanit, fituesit të edicionit të parë të Big Brother ka nisur të përflitet si një ndër personazhet që ka marrë një ftesë.

Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita. Aktorja e njohur, njihet për butësinë dhe batutën që ka gjithmonë. Aktualisht aktorja sapo ka përfunduar me xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.

Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Adelina Tahiri. Këngëtarja foli vetëm pak ditë më parë këtë format, duke mos pranuar, as mohuar faktin se do të ishte pjesë e garës.