NUK FLASIN PREJ VITESH/ Ronela Hajati zbulon arsyen e sherrit me Samantën – AlpeGossip
NUK FLASIN PREJ VITESH/ Ronela Hajati zbulon arsyen e sherrit me Samantën

NUK FLASIN PREJ VITESH/ Ronela Hajati zbulon arsyen e sherrit me Samantën

Siç dihet, këngëtaret e njohura, Ronela Hajati dhe Samanta Karavella, nuk flasin prej vitesh ndonëse dikur ishin mikesha të ngushta. Samanta me gjestet e saj, i bëri të gjithë të mendonin se arsyeja e zënkës të ishte vërtetë serioze.

Para një jave e ftuar në ‘Shiko kush luan’ ajo u shpreh se nuk do donte kurrë të bënte një bashkëpunim me Ronela Hajatin. Për më tepër, kur Zerka tha se Samanta nuk e meriton famën që ka, kjo e fundit u përgjigj ‘Pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja’, duke etiketuar kështu Ronelën.

Mirëpo këtë të shtunë, ishte rradha e Ronelës, të reagonte lidhur me këtë situatë. E ftuar në ‘Shiko kush luan’, këngëtarja ka thënë mendimin e saj lidhur me ngjarjen. Gjatë lojës me ‘kabina’  asaj iu bë drejtpërdrejtë pyetja: “A u mërzite nga reagimi i Samantës për lojën me Paint Ball të Zerkës dhe si qëndron e vërteta e konfliktit tuaj?

“Ma keni bërë Samantën si dashnore ajo që ka ndodhur mund të quhet totalisht një budallallëk. Ajo është një gocë e mirë dhe unë i uroj të ketë shumë fat. As vetë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur tamam”, është shprehur Ronela duke i habitur të gjithë me përgjigjen e saj. Siç duket nga përgjigjja këngëtarja nuk ruan hatërmbetje me Samantën.