Kur vipat bëhen të ndjeshëm dhe serioz/ Ja cilat janë disa nga DEDIKIMIT që u prekën të gjithë (FOTO) – AlpeGossip
Kur vipat bëhen të ndjeshëm dhe serioz/ Ja cilat janë disa nga DEDIKIMIT që u prekën të gjithë (FOTO)

Kur vipat bëhen të ndjeshëm dhe serioz/ Ja cilat janë disa nga DEDIKIMIT që u prekën të gjithë (FOTO)

Shpesh herë i kemi parë në rrjetet social të ndryshme që ju dedikojnë familjeve të tyre apo njeriut më të dashur të zemrës duke marrë mira komente dhe pelqime apo duke u komentuar qoftë për mirë apo për keq.

Kur vjen fjala tek familja të gjithë bëhen më të ndjeshëm dhe më serioz.

Duket se diçka e tillë ka ndodhur edhe komedianin Ermal Mamaqi. Ai ka publikuar një urim mjaft të ndjerë për ditëlindjen e nënës së tij ku ka shkruar krahas fotos së publikuar.
“Një nga njerzit më të ndjeshëm dhe më të dashur në planet,sot ka ditlindjen. Është njeriu që më do njësoj dhe pa kushte kto 35 vitet e fundit. Gëzuar Mami,”-përfundon Ermali.

E si mos të përmëndimin historinë e Adelës ku e gjitha të ngjan me një film, ku personazhi kryesor ka një plan! Përpiqet shumë për t’ia dalë dhe bash kur arrin ta finalizojë atë, jeta i këputet në mes dhe çdo ëndërr apo dëshir zhdukët krejt papritur.
Shumë të afërm apo miqtë e saj patën fjalët më të ndjera për këtë vajzë, ja një prej tyre:
“Ti e di që nuk më pëlqen të flas publikisht, sidomos kur bëhet fjalë për çfarë ndjej, por në fund të fundit kur filluam aventurën tonë së bashku e kemi bërë përballë të gjithëve ndaj dhe për këtë arsye përballë të gjithëve më duhet të them se çfarë ndjej”.
“Në këto momente nuk di çfarë të mendoj e nga t’ia nis, koka më mbushet me kujtime dhe sytë me lot. Adel më vjen shumë inat. Më vjen inat, sepse je personi me i fortë që kam njohur”.
“Linde në një botë shumë të egër Adela, një botë që gjithsesi ka humbur çdo betejë kundër teje, sepse nuk e dinte kë kishte përballë. Kjo botë nuk e dinte që Adela nuk ka frikë nga asgjë, por kësaj radhe nuk kishe se si të fitoje Adel, sepse u luajt jashtë rregullave, dhe ishte e vetmja mënyrë për të të mundur”.
“Faleminderit Zemër, për çdo gjë dhe më fal për çdo gjë” shkruan Bjordi

Ikja shumë shpejt e Dr. Florit nga kjo botë tronditi të afërm, miq, e shumë fansa, pasi largimi i tij la një boshllëk të madh në muzikën shqiptare.
Largimi i tij është akoma më i vështirë për familjen, ndërsa bashkëshortja e tij, Blerina, ka postuar një foto në rrjetet sociale ku e shoqëron edhe me disa fjalë që të hidhërojnë.
Në fotografi është Dr. Flori i cili luan me vajzën e tij.
“Babushko. Na mungon. Kujtimet përgjithmonë në zemrën time”, shkruan Blerina krahas fotos

Një vit më parë, një aksident tragjik i mori jetën në një moshë fare të re, e ndërsa familja e tij vijon të përjetojë dhimbjen e thellë. Bëhet fjalë për aksidentin tragjik që iu mori jetën dy të rinjve, këngëtarit Ergi Dini dhe shokut të tij Kejdi Halili, të dy 21 vjeç, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.

Ja dhe dedikimi më prekës që i bëri e ëma për të:

PER TIM BIR.

Mendja m’u thinj nga nata
Shpirti m’u keput,ra nga vjeshta,
Krahet m’i shqeu shterngata
dhe zerin ma mbyti heshtja.

Trupi m’u ça nga dhembja
dhe dhembja uluriti prej mallit,
Zemra fluturoi nga brenda
dhe mori fytyren e DJALIT.

Përgatiti: AlpeNews.al