“Po pse gënjeni?” Ardit Gjebrea revoltohet me dhuratën më të pakëndshme që i erdhi për ditëlindjen (VIDEO) – AlpeGossip
“Po pse gënjeni?” Ardit Gjebrea revoltohet me dhuratën më të pakëndshme që i erdhi për ditëlindjen (VIDEO)

“Po pse gënjeni?” Ardit Gjebrea revoltohet me dhuratën më të pakëndshme që i erdhi për ditëlindjen (VIDEO)

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, festoi dje ditëlindjen e tij të 55-të së bashku me stafin e emisionit “E Diela Shqiptare”.

Ndërkohë që në media qarkulluan foto dhe video nga festa që Arditi kishte organizuar së bashku me kolegët e tij, u përfol se moderatori i njohur kishte thumbuar edhe Blendi Fevziun për largimin e tij nga “Tv Klan”.

Me familjen #edielashqiptare në ditën e lindjes 🙏

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Pikërisht këto lajme e kanë revoltuar Arditin dhe ai ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Po pse gënjeni? Po ku e gjetët? Për mua Sandri nuk është gjeneral, dhe kjo fjalë as që bën pjesë në fjalorin tim, nuk e përdor, ai është pronari. Mirënjohja ime për të lidhej sepse këtë muaj festoj 15 vite në ‘Klan’ dhe jam me fat që vijoj të jem me ‘E diela Shqiptare’,pasi mund të ishte dikush tjetër dhe jo vetëm unë, por i gjithë stafi ynë mund të mos ishte. Ku hyn Fevziu këtu? Por sigurisht ka edhe dhurata të tilla për ditëlindje”, ka shkruar Arditi në postimin e tij në Facebook.