JO VETËM ROBERTIT DHE NORËS/ Rudina Magjistari e di mirë hallin e gjithë shqiptarëve të Kosovës (FOTO) – AlpeGossip
JO VETËM ROBERTIT DHE NORËS/ Rudina Magjistari e di mirë hallin e gjithë shqiptarëve të Kosovës (FOTO)

JO VETËM ROBERTIT DHE NORËS/ Rudina Magjistari e di mirë hallin e gjithë shqiptarëve të Kosovës (FOTO)

Rudina Magjistari solli në vëmendje gjatë emisionit lajmet kryesore të showbiz-it shqiptar, duke i komentuar së bashku me Olti Currin, Iva Tiçon dhe Gerta Gixharin.

Një ndër lajmet e gëzueshme që u komentua në studio ishte edhe pajisja me pasaporta shqiptare të çiftit të famshëm kosovar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha. Madje ky i fundit në një prononcim për “Rudina”, nuk nguroi të shfaqte entuziasmin.

“Unë dua të falënderoj nga zemra shtetin shqiptar që mua dhe familjes sime na dhanë pasaportat shqiptare.” – tha Robert Berisha.

Për Olti Currin, kjo është një mënyrë që këngëtarët nga Kosova, t’i shpëtojnë problemit me vizat gjatë koncerteve, ndaj bëjnë këtë zgjedhje.

Mirëpo ky argumentim i tij u rrëzua poshtë nga moderatorja Rudina Magjistari, e cila duke sjellë në vëmendje rastin e të shoqit, Xhavit Bajrami tregoi se shqiptarët e Kosovës e kanë ëndërr pasaportën shqiptare.

“Shqiptarët e Kosovës e kanë pasur ëndërr gjithmonë ta kenë pasaportën shqiptare, në mënyrë absolute…”,- tha ajo.

“Oh, harruam ne”, – tha Olti Curri.

Rudina Magjistari tregoi se i shoqi është i pajisur me tre pasaporta, atë shqiptare, të Kosovës dhe të Zvicrës.