ZBULOHET DATA/ Ja kur do ta ndiqni në kinema filmin “2 gisht mjalt” (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
ZBULOHET DATA/ Ja kur do ta ndiqni në kinema filmin “2 gisht mjalt” (FOTO+VIDEO)

ZBULOHET DATA/ Ja kur do ta ndiqni në kinema filmin “2 gisht mjalt” (FOTO+VIDEO)

Prodhimi kinematografik më i komentuar muajt e fundit e që është pritur me padurim, “2 gisht mjalt”, më në fund do të mund të ndiqet nga publiku i gjerë.

Nga 28 marsi “2 gisht mjalt” do të jetë në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

“2 gisht mjalt” vjen me në role kryesore këngëtaren shumë të dashur për publikun, Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin i cili është edhe producent i filmit.

Skenari i “2 gisht mjalt” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafai ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh.

Në role të tjera të këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori, Blerim Destani etj.