“NË TEATËR KA KLANE, ERMAL MAMAQI SILLET SI BOSS”/ Regjisori i njohur reagon pas deklaratave të Eva Alikajt: U habita! I ofrova rol dhe nuk pranoi – AlpeGossip
“NË TEATËR KA KLANE, ERMAL MAMAQI SILLET SI BOSS”/ Regjisori i njohur reagon pas deklaratave të Eva Alikajt: U habita! I ofrova rol dhe nuk pranoi

“NË TEATËR KA KLANE, ERMAL MAMAQI SILLET SI BOSS”/ Regjisori i njohur reagon pas deklaratave të Eva Alikajt: U habita! I ofrova rol dhe nuk pranoi

Ka shkaktuar jo pak polemika deklarata e aktores së njohur shqiptare Eva Alikaj e bërë disa ditë më parë kur u shpreh se nuk i japin role në Teatër, teksa përmendi konkretisht edhe Ermal Mamaqin duke thënë se e ka telefonuar për një rol por ai nuk e mori dhe u soll, sipas saj, si ‘boss’ dhe ‘miliarder’. (KLIKO)

Pasi kjo deklaratë bëri xhiron e rrjetit, ka patur një reagim nga regjisori Indrit Cobani, i cili thotë se nuk ka asnjë lloj zënke mes tyre, thjesht Eva nuk i ishte dukur e përshtatshme për atë rol. Indriti theksoi se aktorja është një mikeshat më të mira për të dhe një nga aktoret më të dashura

“Unë isha duke bërë prova se jam duke punuar për diçka dhe më vinin video në Whatsapp. Ca bëhet kështu? Më vonë e hapa dhe e pash, nuk e kam parë emisionin e plotë. E kanë portalet këtë ortekun e krijuar. Eva është një nga aktoret më të dashura dhe një nga mikeshat e mia më të mira. Nuk e di për cilën shfaqje e ka, ndoshta e ka për shfaqjen Edmond që unë kam vënë në skenë bashkë me Andian. Unë kam biseduar bashkë me Evën për të qenë pjesëmarrese në shfaqjen “Familja Tot”. Andia i ka ofruar një rol në këtë shfaqje, po nuk ka pranuar për arsyet e saj. Ndërsa tek Edmond, 4 gocat që pata fatin të punoja, po ta shikosh me vëmendje e kupton që aktorët janë të një brezi tjetri. U surprizova kur e pash këtë gjë.”-tha ai.

Në një intervistë Eva tha se rolet në Teatër vendosen sipas klaneve dhe interesave. Dhe po ashtu artistja zbuloi se Ermali i kishte mbyllur telefonin kur e kishte kontaktuar për të marrë pjesë në projektin e tij. Në deklaratën e saj Eva nuk ngurroi të ironizonte Ermalin duke e cilësuar me fjalët ‘boss’ dhe ‘miliarder’.

“Sepse ata që vendosin kanë klanet e tyre, interesat e tyre, shijet e tyre, nuk e di… Unë jam e mendimit që aktorët cilësor kudo që janë, duhen marrë dhe duhen shfrytëzuar se unë e ndjej veten me shumë energji për t’i dhenë popullit dhe vendit tim akoma dhe mendoj se nuk humbas më unë, por humbasin njerëzit që duan të më shikojnë. Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.” Ai në telefon si bossi, producenti, miliardri. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën,ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai. Po ai është privat. Kam kërkuar rol edhe në Teatër, por nuk më jep njeri rol. Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre. Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Është ai që është për punën që ka bërë si komedian dhe për atë që bën tani që nuk e di çfarë bën. Kam respekt për atë që bën. Kërkon rol dhe nuk të japin. Të rrijë edhe urtë? Në vend që të bëj prova jam në plazh. Unë jam aktore që mund të jap. Kur them unë janë edhe të tjerë.”- tha ajo.

Nga Ermal Mamaqi nuk ka patur asnjë reagim ndonëse duke se ai i është përgjigjur në mënyrë indirekte deklaratës së Evës. Ai ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruante: “Miqtë e mi, askush nuk do t’ju dojë afër nëse nuk dini të silleni dhe t’i respektoni njerëzit. Njerëzit me vlera duan pranë tyre njerëz të tjerë me vlera.”

Të shumtë kanë qenë komentuesit që e kanë lidhur këtë me deklaratën e Evës. “Flet për sjelljen e vlerat. E tregove vet me sjelljen kundrejt artistes Eva Alikaj”- shkruan dikush ndërsa një tjetër shkruan se: “Përpara se të hedhësh kunja për aktoren e madhe Eva Alikaj duhet të pastrosh gojën”, teksa i ka bërë tag edhe Evës.