JANË APO JO BASHKË? Zayn i shpreh dashurinë Gigi-t, por pendohet dhe e fshin komentin – AlpeGossip
JANË APO JO BASHKË? Zayn i shpreh dashurinë Gigi-t, por pendohet dhe e fshin komentin

JANË APO JO BASHKË? Zayn i shpreh dashurinë Gigi-t, por pendohet dhe e fshin komentin

Ata janë një nga ato çifte marrëdhënia e të cilëve herë shkëputet dhe herë jo.

Herën e fundit kur dëgjuam për Zayn Malik dhe Gigi Hadid ishte në janar, kur u tha se dyshja është ndarë që prej nëntorit.

Por këtë mëngjes, Zayn u zgjua i frymëzuar dhe i dërgoi Gigi-t një koment dashurie:

“@GiGiHadid të dua”, thuhej në komentin i cili u fshi shumë shpejt nga këngëtari.

Është e mundur që Zayn ka dashur të tregojë se ai dhe Gigi janë kthyer së bashku, por gjithashtu është e mundur që ai ende ndjen dashuri platonike për modelen me të cilën ka kaluar pothuajse katër vite të jetës së tij.

Sido që të jetë, ne na u bë zemra mal për këtë risi në marrëdhënien e tyre dhe shpresojmë që zërat të jenë të vërtetë.