MERR FUND PËRPPASJA MES TYRE/ Kourtney Kardashian fton në festë të dashurën e ish-bashkëshortit (FOTO) – AlpeGossip
MERR FUND PËRPPASJA MES TYRE/ Kourtney Kardashian fton në festë të dashurën e ish-bashkëshortit (FOTO)

MERR FUND PËRPPASJA MES TYRE/ Kourtney Kardashian fton në festë të dashurën e ish-bashkëshortit (FOTO)

Sofia Richie dhe Scott Disick janë në një lidhje prej më shumë se një viti. Kur ata zyrtarizuan lidhjen e tyre ish-bashkëshortja e Scott, Kourtney Kardashian nuk ishte dakort dhe nuk e aprovoi lidhjen e tyre. Sidomos kur ajo mori vesh se Scott e kishte prezantuar Sofian me fëmijët pa e biseduar më parë me atë.

Scott dhe Sofia kanë qenë në pushime në vende të ndryshme këtë vit dhe bashkë me ta kanë qenë dhe fëmijët e tij. Mesa duket ajo ka fituar zemrat e tyre sepse së fundmi ishte e ftuar në festën e Krishtlindjeve që ‘Kardashian’ organizuan.

Tashmë gjërat janë qetësuar dhe Kourtney kuptoi se lidhja e tyre nuk ishte thjesht një flirtim, por diçka serioze.