Tendencat e flokëve ndryshojnë çdo sezon dhe aktualisht po bëjnë namin flokët e shkurtra. Çdo ditë e më shumë po shtohen këngëtaret që po heqin dorë nga flokët e gjata e po i presin shkurt. Por ne të “Xing.al” na u kujtuan ato të cilat guxuan edhe më shumë dhe i qethën flokët tullac.
Genta Ismajli mbahet si një nga këngëtaret që ka guxuar shumë me look-un dhe kështu ndodhi në vitin 2017 kur ajo u bë tullace. “Kush tha që të jesh tullace nuk je e bukur”, shkruan Genta.
Dy Miss-et Agnesa Vuthaj dhe Suada Sherifi në vitin 2012 u bënë tullace gjithashtu për një sfilatë që kishte per qellim sensibilizimin e shoqerise per diagnostifikimin ne kohe te kancerit tek femrat.
Aurela Gaçe ishte nusja e parë në Shqipëri që u martua tullace. Këngëtarja në vitin 2013 i qethi flokët tullac dhe nuk priti që flokët t’i rriteshin, por tregoi se i ishte mbushur mendja për t’u martuar dhe ashtu bëri duke u shfaqur një nuse ekstravagante, bën të ditur Xing.al.
Flaka Krelani i habiti të gjithë kur postoi në rrjete sociale një foto ku shfaqej tullace. Këngëtarja njihet për look-un unik dhe nuk e ka pasur aspak problem t’i qethë flokët tullac.
Morena Taraku është njohur gjithnjë për stilin e veçantë, por vendimin më të guximshëm e mori në vitin 2016, kur i qethi flokët tullace. Këngëtarja tregoi se lyerja e shpeshtë, ia kishte dëmtuar flokët prandaj u detyruar t’i qethte./Xing.al